Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Camorra: “Dinim gjithçka për atë çka do të ndodhte tek kullat binjake”

    Zbulim tronditës!

    Camorra dinte gjithçka për sulmin terroristë në dy Kullat Binjake, shumë kohë para se ato të sulmoheshin!

    Ky zbulim tronditës, rezultoi pas hetimit të njërit prej amtarëve kryesor të Camorra-s, i cili deklaroi se ishte bërë “pishman”. Fjala për Biatzio Di Lanus, ish anetar i grupit mafioz të Polverino.Lajmi u publikua ditën e sotme në gazetën “Il Mattino”.Di Lanus, konsiderohet si një nga dëshmitarët më të besueshëm nga policia dhe drejtësia Italiane, pasi falë tij, autoritetet policor mundën të asgjësojnë grupin mafioz të Giuseppe Polverino, i cili njihet si njëri prej “Boss-ve” më të fuqishëm të mafies. Vetë Giuseppe Polverino, u arrestua para pak muajsh në Spanjë.Siç dhe u bë e ditur, shumë amtarë të mafies e dinin se do të kryej sulm terroristë mbi kullat binjake, shumë me herët se 11 shtaroi i 2001-it. Sipas dëshmive të Di Lanus, informacionet për sulmin terroristë, arritën tek ata nga një super mafioz Maroken, Boss i madh i trafikimit të lëndëve narkotike (grupi mafioz i Giuseppe Polverino “specializohej” për trafikimin e lëndëve narkotike, e sidomos të Hashashit në gjithë botën).Madje, sipas zbulimeve të bëra nga vetë Camorra pas hetimeve që iu nënshtruan shumë anetarë të kësaj organizate mafioze të arrestuar policia italiane, Camorra ishte në dijeni akoma dhe për sulmin terroristë të ndodhur në 11 mars 2004 në Madrid.Sipas gazetës italiane, janë të shumtë mafiozët të cilët lavdëroheshin në strehëzat e organizatës së tyre në Napoli, se ata kishin mirëpritur dhe strehuar shumë prej autorëve kryesorë të sulmeve të dyfishta terroriste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AlbaneZ : 22-07-2013 më 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •